Lajme

Daut Haradinaj, Vjosa Osmanit: Lista Serbe a është pozitë apo opozitë

02/13/2020 11:08
nga:Gazeta Blic

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ndërsa ka folur për themelimin e komisioneve parlamentare dhe përbërjen, ka thënë se së pari duhet sqaruar se nëse disa nga pakicat janë në pozitë apo opozitë.

“Si e cilësoni Listën Serbe pozitë apo opozitë, edhe 6+ a është pozitë apo opozitë”, tha Haradinaj.

Por kryekuvendarja Osmani iu kundërpërgjigj Haradinajt të cilit i tha votimi i Qeverisë e sqaron kush është pozitë e opozitë.

“Votimi i qeverisë e ka sqaruar këtë çështje, s’lidhet me komisionet parlametnare”, tha Osmani.