BLIC.TV

Daut Haradinaj tregon 3 arsyet pse hoqi uniformën e ushtarakut

11/17/2018 10:17
nga:Q F

Ish gjenerali i luftës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës Daut Haradianj ka qenë i ftuari i radhës në Blic Intervistën me Astrit Gashin.

Haradinaj ndër të tjerash ka folur për arsyet që e shtynë atë të kaloj nga një ushtar Kosovë në politikan.

Ai ka thënë se ka dashur që gjithmonë të mbetet ushtarë, mirëpo tek pas luftës kur po shërbente edhe në TMK, morri vendimin për ta zhveshur uniformën e UCK-së, dhe ti hyjë politikës.

E kjo siç ka thënë ai për tre arsye: Konflikti në Maqedoni, Pavarësia e Kosovës ishte afër, andaj donte të jepte maksimumin për këtë, dhe për ta ndihmuar në atë kohë Ahmet Isufin.

“Unë jom kanë ushtarë edhe pas luftës, do me thanë nuk e kom zgjedh politikën, unë kam shërbye pas luftës në uniformë të TMK-së, kam pas një sfidë kur ndodhi konflikti në Maqedoni dhe emri jem është gjet në listën e zezë të presidentit amerikan, unë s’jam kanë në Maqedoni, por ata mendojnë që unë jam kanë, sido që të jetë, unë jam deklaru vullnetarisht, kom dhanë dorëheqje prej uniformës.

Pastaj kam pas pushu një kohë, kur kom dal prej burgut, Ramushi ka qenë në gjykim në Tribunalin e Hagës, edhe nuk ka qenë vullneti im, unë më shumë e kam ba për hatër të Ahmet Isufit, me mujt me përkrah me mundësit që i kom pas.

E edhe një fakt tjetër është se ne kemi qenë në fazën e pavarësisë, edhe unë kom dashtë me dhanë maksimumin që me ba venin tim shtet dhe të jemi të kujdesshëm mos me hi në gjëra që mujn me dëmtu vendin ton jashtë pakos së Ahtisarit” ka thënë Haradinaj.

Intervista e plotë: