Lajme

Daut Haradinaj rrëfen momentin pikëllues: Më 2 gusht të 98-ës mblodha copat e gjyshës sime, nënëd së Lahi Brahimajt

02/11/2019 23:36
nga:Gazeta Blic

Deputeti i AAK-së dhe njëherit deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas ftesës së Gjykatës Speciale ndaj Lahi Brahimajt.

Haradinaj ka përkujtuar një moment prekës që kishte ndodhur më 1998, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Natën e 2 gushtit të 98′, pas një beteje tepër të përgjakshme në Jabllanicë, diku rreth orës 12 të mesnatës kam arritë në shtëpinë e Dajës Lahi.

I tërë fshati digjej, dukej sikur hëna po e ndriçon këtë fshat me ngjyrë të kuqe,

Hyra në shtëpi pas një kohe të gjatë dyluftimi që natyrisht ishte triumf.

Në këndin e shtëpisë shumëkatëshe që ishte bombarduar dhe po digjej, nga flakët e djeg’jës e shof një trup të copëtuar njeriu, ajo ishte gjyshja ime, nëna e Lahiut, afër saj ishte edhe gjyshja e Lahiut.
I ri dhe i pa përvojë që isha, përpos përvojës së luftës, i mblodha aq sa munda copat e gjyshës sime dhe gjyshës së Lahisë.

Pasi u nisa me shumë ushtarë të njesive elitë, në dalje të shtëpisë e takova Lahiun dhe Nazmiun. Normalisht që ishte tejet e rëndë, ju drejtova të dyve:
“Dajë na kanë ra hise kjo farë e keqe e duhet me u mbajtë të fortë se kemi hala punë me kry.
Lufta vazhdoi deri në fund dhe prapë vazhdon.
Vetëm ata që e kanë dhënë jeten e kanë kry luftën…Të tjerët vazhdojnë”.
DH