Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka prezantuar kandidatin e radhës për Asamblenë Komunale, Arben Zeneli.
Kjo është bërë e ditur nga vet Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka thënë se lista e AAK-së është gjithpërfshirëse.
“Kemi premtuar gjithëpërfshirje dhe ashtu po ndodh. Bashkimi i vlerave urbane e rurale do të jetë vlera e shtuar e kryeqytetit që na bashkon”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot në listen fituese e Para Prishtina u rreshtua edhe Arben Zeneli.
Arbeni vjen nga një familje e respektuar prishtinase e me vlera të etabluara qytetare. Si jurist dhe afarist i suksesshëm, kontributi i tij për Prishtinën do të jetë i pakontestueshëm.
Kemi premtuar gjithëpërfshirje dhe ashtu po ndodh. Bashkimi i vlerave urbane e rurale do të jetë vlera e shtuar e kryeqytetit që na bashkon.
Urime Ben e puna e marë!
#eparaPrishtina
#punamarë