Lajme

Daut Haradinaj prezanton aderimet e reja nga partitë tjera politike: AAK është derë e hapur për të gjithë

09/11/2019 22:12
nga:L H

Ish- deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj është shprehur i mahnitur me pritjet që atij i janë bërë gjatë ditës në disa komuna të Kosovës si dhe aderime të reja për të cilat ai ka shkruar në rrjetin social Facebook.

Haradinaj ka thënë se pritja që atij dhe AAK-së i është bërë në komunën e Lipjanit dhe aderimet e reja nga kjo komunë, vec sa e kanë rritur AAK-në.

“I mahnitur me pritjen në Lipjan sot. Dua të falënderoj organizatorin Labinot Zaskokun dhe degën e Aleancës në Lipjan për këtë pritje dhe punën e tyre. Konceptit tonë 100% Kosovë në Lipjan, ju bashkuan 20 anëtarë nga LDK, 20 nga PDK e 10 nga VV. Aleanca është derë e hapur për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj.

Përveç kësaj, Haradinaj ka prezantuar edhe disa aderime të reja që janë bërë në AAK nga komuna e Fushë Kosovës dhe Rahovecit.

“Me kampionin e shumëfishtë të Evropës në kickbox dhe tash bokserin e sukseseve të mëdha, Kristian Prenga që trajnohet nga legjenda e boksit Lenox Levis.I urova suksese të mëtutjeshme. Krenar me Kristianin”, shkruan ndër të tjera ai.

“Njerëz të mirë dhe rini e shëndoshë në Fushë Kosovë sot ju bashkuan konceptit 100%. Gazmend Maloku edhe pse i rritur pa babë, ai u rrit dhe u edukua në frymën e tij prej luftëtari Dëshmor”- “Aktivisti i dalluar i Rahovecit, Arben Jaha, i bashkohet konceptit shtet 100%. Na priftë e mbara!”, shkruan ndër të tjera ai./Gazeta Blic