Lajme

Daut Haradinaj përkujton heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit: Rrugëtimi i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë!

20 ditë më parë
nga:N K

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka bërë homazhe tek heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se rrugëtimi i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë.

“Ky rrugëtim i përgjakshëm i trimave të UÇK-së mbetet gjithmonë në kujtesën tonë. Burrat elitarë, të prirë nga vëllezërit Lleshi, Komandant Agim Zeneli, Agron dhe Sejdi Rama, Luan Smajli, Agush Gjocaj, Valon Gashi, Bahtijar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gëzim Ademaj, Haxhi Kleqka, Gaspër Karaqi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala, Rifat Shala, gjithçka për lirinë”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se në përpjekje titanike, djemtë elitarë të Dugagjinit kishin marrë një mision të pamundur: të shpëtonin bashkëluftëtarët e plagosur dhe t’u siguronin shokëve municion.

“Në këto përpjekje titanike, djemtë elitarë të Dugagjinit kishin marrë një mision të pamundur: të shpëtonin bashkëluftëtarët e plagosur dhe t’u siguronin shokëve municion. Shumë prej këtyre heronjve ishin të plagosur e të rraskapitur nga betejat e njëpasnjëshme, deri në ditën e rënies”, tha tutje ai.

Po ashtu, ai theksoi se morëm goditjen më të madhe në historinë e luftës, por nuk u thyem, e që sipas tij, u zotuam ta jetësojmë amanetin e këtyre viganëve, të cilët sot prehen në paqe në Kosovën e lirë.

“Kushdo që dëshiron të shohë çmimin e sakrificës, duhet të vijë në Rogovë të Hasit”, shënoi Haradinaj.

Postimi i plotë: