Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka falenderuar secilin qytetar veç e veç për gjithë mbështetjen e dhënë gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Haradinaj është zotuar se me të kryetar, komuna e Prishtinës do të jetë në shërbim të qytetarëve 24 orë në ditë e shtatë ditë në javë.
Daut Haradinaj shtoi se është zotuar para qytetarëve të Prishtinës se do të jetë gjithmonë me ta dhe për ta.
Shkrimi i plotë nga Daut Haradinaj:
Për shumë muaj afër jush, problemeve të Kryeqytetit por dhe shpresës së madhe për ndryshimin që na duhet.
Kam shtrënguar duar e dëgjuar brenga të mijëra qytetarëve të Prishtinës, njerëzve të mirë e punëtorë – u jam ZOTUAR që do qëndrojmë me ta dhe për ta.
Me një planprogram në shërbim të interesave të tyre, në shërbim të përmirësimit të kualitetit të jetës së kryeqytetasve, në shërbim të Prishtinës për një kryeqytet model, funksional dhe konkurrent në rajon.
Me një listë që përfaqëson secilën lagje e fshat, njerëz me vlera dhe të determinuar që t’i përvishen punës për të mirën e përbashkët.
Faleminderit secilit veç e veç, për këshillat e kritikat, për pjesëmarrjen aktive në ndërtimin e një plani fantastik e konkret sikurse ‘e para Prishtina’.
Nën qeverisjen time, Komuna juaj do të jetë për ju dhe e juaja 24/7.
Me 17 Tetor, numri 121 në kutinë e votimit, është zgjidhja për Prishtinën e të gjithëve, për kryeqytetin pa dallime.
Na priftë e mbara!
#eparaPrishtina
#punamarë