BLIC.TV

Daut Haradinaj me fjalë të mëdha për Kadri Veselin!

11/16/2018 22:56
nga:Gazeta Blic

Sonte i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, është ish- luftëtari i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe aktualisht deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai në këtë intervistë ka deklaruar se Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka luajtur një rol pozitiv dhe korrekt karshi deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pavarësisht animit të tyre politik.

“Kur kemi qenë në opozitë ai kurrë nuk na ka ndalur fjalën, edhe sot shihet që ai më shumë i jep hapësirë opozitëës së sa pozitës. të gjë që e dëshmon një karakter pozitiv”, u shpreh Haradinaj.

Veseli si kryetar i PDK-së ka qëndrim korrekt edhe ndaj koalicionit qeverisës PDK-AAK-NISMA-AKR, sipas Haradinajt.