BLIC.TV

Daut Haradinaj komenton takimin Thaçi- Putin, ‘befason’ me deklaratën

11/16/2018 22:38
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka komentuar takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin.

Ai tha se kur e ka parë këtë foto, ka filluar që ta dojë edhe me shumë perëndimin. “Kur e kam parë këtë foto, kam filluar ta dua edhe më shumë perëndimin. E ardhmja e Kosovës është kah perëndimi”, tha ai në “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Haradinaj ndër të tjera në këtë intevistë ka thënë se koalicioni është stabil dhe se sipas tij, kjo qeveri mandatin do ta çoj deri në fund.

Ai ka ripërsëritur se ai dhe AAK kundërshtojnë fuqishëm shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Sipas tij, kjo ide sjell kriza të reja në rajon.

Idetë e Hashim Thaçit për shkëmbime territoresh janë “ballona” politik. Kjo duhet të ndodhë me Luginën e Preshevës