Trajneri gjerman Hansi Flick, ka sjellur një atmosferë fantastike të skuadra e Barcelonës.
Përveç rezultateve që po e dëshmojnë këtë gjë, ka një fakt tjetër që po i bën të lumtur futbollistët, mënyra e të stërviturit nën urdhërat e trajnerit gjerman, transmeton GazetaBlic Sport.
Gjatë ditës së sotme, një moment interesant ndodhi gjatë një ushtrimi, atje ku Hansi Flick u bë pjesë, duke ndihmuar Pedrin në raport me Ferran Torres.
Ky moment është shpërndarë shumë në rrjetet sociale, madje tifozët e kësaj skuadre e kanë vlerësuar Flick, si njërin ndër trajnerët e tyre më të mirë në historinë e re të viteve të fundit.