Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidentja Osmani për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci.
“VV-ja merr pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja” tha shkurt Bajqinovci për “Gazeta Blic”.
Pjesmarrjen në takimin e thirrur nga Osmani e kanë konfirmuar edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
/Gazeta Blic/

