Lajme

Dastid Pallaska: Presidenti e ka mundësinë, por jo detyrimin, ta shpërndajë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhjet

04/02/2020 21:03
nga:Y I

Kryeministri në detyrë Albin Kurti pak minuta më parë ka theksuar se Presidenti ka shkelur Kushtetutën dhe nuk po tregohet neutral duke cekur se ky i fundit ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Pas këtij shkrimi ka ardhur reagimi i avokatit të njohur Dastid Pallaska duke e shpjeguar se çfarë përmban neni 82.2.

Pallaska ka sqaruar se krejt ç’ka kjo dispozitë përmban është se pas votimit të suksesshëm të mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë, Presidenti e ka mundësinë, por jo detyrimin, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohëshme.

Postimi i plotë:

I pabesueshëm insistimi i Kryeministrit në ikje me Nenin 82.2 të Kushtetutës.

Të krijohet përshtypja – shpresoj e gabuar – që dikush i ka thënë se kjo dispozitë kushtetuese thotë: “Albin, vetëm ti e ke mirë, pavarësisht çka shkruan në Kushtetutë!”

🤦‍♂️🤦‍♂️🤦‍♂️

Po ta kishte lexuar vetë Nenin 82.2 të Kushtetutës do ta kuptonte se krejt çka kjo dispozitë përcakton është se, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë, Presidenti e ka mundësinë, por jo detyrimin, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohëshme.