Avokati dhe njohësi i zhvillimeve politike, Dastid Pallaska ka komentuar lëvizjen e Miroslav Lajçak, i cili nuk e përmendi Kosovën në një status në rrjetet sociale.
Ky gjest ngjalli reagime të shumta, por jo edhe nga qeveria, përcjell GazetaBlic.
Sipas Pallaskës, njëanshmëria e Lajçakut është e pabesueshme, ashtu siç është edhe heshtja e Qeverisë.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.
E pabesueshme njëanshmëria e Miroslav Lajçakut kundër Kosovës dhe heshtja e Qeverisë karshi përbuzjes së zyrtarëve të saj dhe shtetit tonë.
Duket se Zt. Lajçak nuk është shkëputur plotësisht nga politika e jashtme e shtetit të tij, Sllovakisë, në krye të së cilës ishte edhe vet dhe e cila nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Përderisa skandali me hartën në zyrën e tij, ku Kosova ishte paraqitur si krahinë e Serbisë, u cilësua si gabim i pafajshëm, nuk ka asnjë arsyetim për mos-përmendjen e emrit të shtetit të Kosovës në deklaratën e Zt. Lajçakut për takimin virtual me Zëvendës Kryeministrin e vendit.
Dy gabime të njëpasnjëshme për të njëjtën çështje nuk mund të jenë as koincidencë dhe as lëshime të pafajshme. Përkundrazi, përsëritja e gabimit është vendim më shumë se lëshim.
Qeveria e Kosovës duhet të kërkoj llogari nga Bashkimi Evropian për këto veprime tendencioze fë Zt. Lajçak dhe nuk duhet ta pranojë atë si ndërmjetësues të “paanshëm” në procesin e dialogut me Serbinë.
LEXO EDHE:
OBSH: Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve nga Covid-19 në nivelin më të ulët në Evropë
/GazetaBlic/