Showtime

Dasma mbretërore të shtunën, përgatitje mahnitëse e anglezëve për këtë ngjarje

05/17/2018 07:57
nga:L I

Kapuçinot me imazhin e Harry dhe Meghan që dominojnë mbi shkumë; flamujt anglezë me dy bashkëshortët e ardhshëm të qeshur në qendër.

Por, edhe ëmbëlsira, maska për t’u vendosur në fytyrë për ditën e madhe, lodra prej pellushi dhe deri tek lojërat Lego që riprodhojnë të gjithë kështjellën Windsor me të gjithë protagonistët e saj.

Në Londër dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka filluar numërimi prej disa muajsh dhe dyqanet e suvenireve janë të pajisura për të kënaqur dëshirën e turistëve për të marrë pjesë në ndonjë mënyrë në martesën mbretërore.

Por, për Meghan Markle mbërrin një dhimbje e madhe. Babai i saj, Thomas Markle, nuk do ta shoqërojë në altar; ceremonia e dasmës mbretërore në kështjellën Windsor ka pësuar një ndryshim përfundimtar sepse babai i nuses duhet të operohet në zemër.

[ The Associated Press. All rights reserved.]
[ The Associated Press. All rights reserved.]
Këtë e bën të ditur siti TMZ, që ka ndjekur hap pas hapi programin e famlijes Meghan.Markle tha për TMZ se do të operohet nesër në mëngjes.

Gjithmonë TMZ kishte bërë të ditur një javë më parë se Markle kishte patur një infarkt dhe dje u kthye në spital me një dhimbje në kraharor.

Thomas Markle & Megan Markle

Një seri kontrollesh kanë treguar domosdoshmërinë e ndërhyrjes, sepse infarkti “kishte shkaktuar dëme serioze në zemër”.

05/22/2018 20:51

U martua me aktoren amerikane, por këto janë ‘sekretet’ e Princ Harry-t