Cool

Dasma degjeneron në grushte, katër dasmorë në spital

11/21/2019 08:35
nga:Natyra

Dasma është kthyer në një arenë boksi.

Të ftuarit janë përleshur me njëri-tjetrin, duke përmbysur gjithçka.

Nuk bëhet ende me dije se përse filloi sherri por ka patur edhe të plagosur.

Raportohet se 4 persona janë shtruar në spital.

Gjatë përleshjeve torta e dasmës është shkatërruar plotësisht, si dhe u thyen tavolina dhe karrige ku janë përplasur dasmorët me njëri-tjetrin.

Përveç meshkujve në videon e postuar në rrjete sociale tregohen dhe disa femra të cilat kapen prej flokësh në hyrje të sallës së dasmës.

Por kishte edhe nga ata dasmorë të cilët mundoheshin të qetësonin gjakrat, ndërsa ishte ky përfundimi i dasmës së pazakontë, policia po heton ngjarjen.