Mënyra se si u organizua “Darka e Lamës”, mori kritika të shumta, raporton Gazeta Blic.
E para e shtetit, Vjosa Osmani tha se në sallën ku u organizua kjo darkë nuk ka qenë në kundërshtim me rregullat anti-covid.
“Rregullat janë që në salla të gastronomisë të përdoret 50 për qind e kapacitetit të sallës. Kjo sallë sipas organizatorëve ka zënë në tavolina deri në 500 persona kurse ne kemi shfrytëzuar 1/5 e sallës. Pra, kemi qenë në përputhje të plotë me vendimin e qeverisë”, tha Osmani.
“Fotografia mund të krijojë perceptim të rrejshëm sepse në fakt distance në mes të tavolinave ka qenë shumë e madhe, vetëm 1/5 e sallave është shfrytëzuar”, tha Osmani në Kanal10
“Ne e kemi shfrytëzuar vetëm 1/5 e sallës”, tha ajo në një intervistë për Kanal 10.
Osmani tha se është interes nacional që të promovohen prodhimet vendore, që siç tha janë të cilësisë së lartë.
“Kur ambasadori japonez e promovon në OKB verën e Kosovës qenka lajm i mirë. E kur presidentja e promovon prodhimin vendor, nuk po bëjka”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.
E pyetur për mënyrën e organizimit, ajo tha se nuk merret me çështjen e pamjeve.
Ajo tha se e ka ftuar edhe opozitën.
Ndiqeni intervistën e plotë: