Lajme

Darka e gjatë e Edi Ramës me liderët kosovarë

06/29/2020 23:55
nga:A. R.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka qenë sonte pjesë e një darke të shtruar nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me përfaqësues të tjerë të politikës kosovare.

Lideri shqiptar bashkë me ata kosovarë, darkuan në një nga restorantet në qendër të Prishtinës.

Por me të përfunduar ky takim dhe diskutim joformal i tyre, asnjë nga pjesëmarrësit nuk është deklaruar për media.