Sporti

“Dardanët” udhëtojnë në Sofje për ta përkrahur Kosovën

05/27/2019 14:10
nga:Lorik J

Kosova zhvillon dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Djemtë e Challandes fillimisht udhëtojnë në Podgoricë për ndeshjen me Malin e Zi e më pas drejtë Sofjës për ndeshjen me Bullgarinë.

Ndeshja kundër Malit të Zi do të luhet pa tifozë për shkak se UEFA ka dënuar kombëtaren fqinje për thirrje raciste kundër futbollistëve me ngjyrë të Anglisë.

Derisa kundër Bullgarisë në stadium do të ketë edhe “Dardanë”.

Kryetari i tyre, Lulzim Berisha ka publikuar biletat që janë siguruar për të ndjekur nga afër ndeshjen Bullgari – Kosovë.