Sporti

‘Dardanët’ të gatshëm për miqësoren kundër Gjibraltarit

10/10/2019 08:33
nga:Ideal

Djelmoshat e Challandes do të zbresin sot në fushën e blertë të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Kombëtares së Gjibraltarit.

Ndërkaq pas kësaj ndeshje testues, Kombëtaren tonë e pret një sfidë tjetër të hënën kundër Malit të Zi, ndeshje e vlefshme kjo për kualifikimet në ‘Euro 2020’, shkruan GazetaBlic.

Takimi i ditës së sotme fillon nga ora 18:00 dhe zhvillohet në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja jonë seancën e fundit stërvitore e ka zhvilluar dje, ndërsa sot kërkon fitoren.

Nga sukseset e saj të vazhdueshme, Kosova radhitet në pozitën e 119-të në listën e FIFA-s, Gjibraltari është plot 78 vende më poshtë, në pozitën e 197-të, dhe vjen në “Fadil Vokrri” me një ecuri prej tetë ndeshjesh të humbura radhazi.

Pra ky bilanc i kombëtares së Gjibraltarit i jep mundësi Kosovës që këtë ndeshje ta fitojë pa ndonjë problem të madh.

Kështu me rikthimin e Milot Rashicës, Herolind Shalës dhe Benjamin Kolollit nga lëndimet, tifozët ‘Dardanë’ kërkojnë spektakël dhe premtojnë mbështetje nga tribunat për ‘Djemtë e Kosovës’.

/GazetaBlic/