Sporti

Dardanët fillojnë përgatitjet, nesër koreografi madhështore

09/06/2019 18:48
nga:M K

Kosova nesër e pret Çekinë në duelin ndoshta vendimtar të këtij cikli kualifikues.

Kombëtarja jonë do të paraqitet me mungesa të shumta, por duke u bazuar në fjalët e selektorit Challandes, synimi i lojtarëve e me përkrahjen maksimale të tifozëve, do të jetë tre-pikëshi, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, tifozët e Kosovës, “Dardanët” kanë filluar me përgatitjet maksimale për koreografinë e nesërme, e që pritet të jetë gjigante.

GazetaBlic ka arritur të sigurojë foto nga këto përgatitje, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër.

Kujtojmë se ndeshja fillon nga ora 15:00.

/GazetaBlic/

09/18/2019 22:41

Çmenden serbët – Sportistët kosovarë ngrisin flamurin kombëtar dhe atë shtetëror në mes të Serbisë