Lajme

Dardan Molliqaj vjen me deklarata të fuqishme sonte në ‘BlicInterview’ – mos i humbisni!

05/31/2019 16:42
nga:FL.B

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj është i ftuar sonte në emisionin “BlicInterview me Astrit Gashin” që transmetohet në KlanKosova duke filluar nga ora 22:00.

Të gjithë shikuesit dhe lexuesit e GazetaBlic.com e kanë mundësinë që të mësojnë më shumë rreth qëndrimeve të fundit të Partisë Socialdemokrate.

Në këtë emision do të flitet për rrëzimin e mundshëm të Qeverisë aktuale dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, për koalicionet e mundshme parazgjedhore, për idenë e fundit të shtruar nga presidentit, Hashim Thaçi si dhe për skandalin me fajde ku u përmendën edhe emrat e disa liderëve politik në vend.

Këto e shumë deklarata tjera me rëndësi do të mund t’i ndiqni me fillim nga ora 22:00 në televizionin KlanKosova derisa njëkohësisht lexuesit e GazetaBlic do të informohen me deklarata kryesore të Molliqajt me lajmet që do të publikohen gjatë transmetimit.

/ © GazetaBlic /

08/19/2019 20:21

Ky është turisti milioner spanjoll që u sulmua në Shqipëri