Lajme

Dardan Molliqaj sulmon fizikisht Haki Abazin

09/11/2019 22:42
nga:A. R.

Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, e ka sulmuar fizikisht anëtarin e VV-së, Haki Abazi.

Kështu ka thënë moderatori i emisionit Pressing, Leonard Kërquki.

Ai pas debatit është kthyer në transmetim live, duke thënë se Abazi ka thënë se është sulmuar fizikisht nga Molliqaj.

Kërkuqi u shpreh se do ta ndërprej pjesën e dytë të emisionit, teksa këtë gjë e ka quajtur gjest i ulët.

Ai në fund tha se do ti shikojë kamerat e televizionit t7 për ta parë cfarë ka ndodhur.