BLIC.TV

Dardan Molliqaj për herë të parë tregon se a u pendua për largimin nga Vetëvendosje!

08/03/2018 16:07
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, nuk ndjehet fare i penduar pas largimit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që sipas tij, largimi ka qenë i imponuar nga individ të caktuar brenda kësaj partie.

Megjithatë ai thekson, se tani do të ishte i penduar në rast se do të ekzistonte ndonjë rrugë ku do të mund të vepronte edhe më tej si të bashkuar me drejtuesit dhe anëtarët e VV-së, por që sipas tij nuk ka pasur asnjë mundësi.

“Sigurisht që njeri pendohet atëherë kur ka alternativë, pra nëse ke dy tri alternative dhe e zgjedh një alternativë, pra atë të gabuaren sigurisht që i bie pishmon, unë si e lexoj procesin ka qenë i inponuar dhe i pashmangshëm”, tha Molliqaj në një intervistë për “Gazeta Blic”

Deputeti Molliqaj, me optimizëm është shprehur se qytetarët dhe anëtarët e VV-së që ndanë akuza të shumta në adresë të grupit të dorëhequrve, do të kuptojnë se e vërteta e largimit të tyre ka qenë ndryshe.

“Ju e dini që shumë fjalë janë folë, kanë me ba pare, kanë me votu demarkacionin, kanë me shku në qeveri, dhe u bënë 6 muaj dhe asnjëra nuk ka ndodhur, pra unë them që të presin edhe muajt tjerë dhe asnjëra nga këto nuk do të dalë. Por me zhvillimin e PSD-së dhe zhvillimin e VV-së keni me pa dallimin sa i madh ka qenë mes neve që u intensifiku në vitet e fundit. Shumë njerëz me kanë bërë pyetje, pse ndërroi në vitet e fundit, dhe përgjigja ime ka qenë sa ndërron një njeri brenda një viti nuk ndërron brenda 10 viteve, sepse është një moment në jetë i mirë ose I keq I cili ta nxjerr ose ta zbritë një pjesë të karakterit tënd, edhe në Vetëvendosje ka qenë një dinamik e madhe që të gjithëve na ka ndiku, aty u bënte një presion i jashtëzakonshëm ndaj njerëzve dhe kjo është e vërteta”, u shpreh Molliqaj.

 

 

10/17/2018 16:35

Kuçi: Gjasat që qeveria të rrëzohet nga subjektet opozitare pa Partinë Socialdemokrate janë pothuajse zero!