Lajme

Dardan Molliqaj flet për rastin e Astrit Deharit: PDK-ja po e zëvendëson Vetëvendosjen

02/06/2020 23:46
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se se vizita e ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiut, në burgun ku vdiq aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, më shumë është gjest se sa përmbajtje që çon drejt drejtësisë për zbardhjen e rastit të Deharit.

“Vizita e ministres, mua më duket më shumë gjest se sa përmbajtje që çon drejt drejtësisë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit”, është shprehur Molliqaj.

“Ndërsa, interesimi për hyrje e dalje sekrete në burg është veprim që nuk bën dobi, sepsë këtë punë e kryen hetuesi e jo ministrja”, ka thënë Molliqaj.

Ndërsa për Partinë Demokratike të Kosovës që po kërkon inicimin e një komisioni parlamentar lidhur me zbardhjen e rastit të Deharit, Molliqaj tha se është e pandershme.

“Është e pasinqertë, e pandershme edhe jo-korrekte veprimi i PDK’së. Fillimisht kanë thënë se vdekja e Deharit është vetëvrasje e tash po thua vrasje. PDK’ja ka një tendencë me zavendësu Vetëvendosjen”, ka thënë Molliqaj në Pressing.

Tutje, Molliqaj tha se Vetëvendosje ka përgjegjësi për zbardhjen e rastit të Deharit, kjo për shkak se tash e ka pushtetin.

“Vetëvendosje ka përgjegjësi në zbardhjen e rastit të Deharit. Më parë pushteti ka qenë i padrejtë, kriminal, dhe nuk ka bë diçka për zbardhjen e rastit. Pushteti i ri nuk guxon me shndrru në një LDK të re”, shtoi Molliqaj.

05/27/2020 22:12

Thaçi me akuza të rënda: Kurti përgjegjës për vdekjen e Astrit Deharit, familjarët e Albulena Haxhiut u kapën me laborator të drogës