Lajme

Dardan Molliqaj e godet Veselin: SHIK-u ka kryer krime në Kosovë. Kjo është përgjigja e Veselit!

12/07/2017 16:15
nga:Gazeta Blic

Pas deklaratës së Kadri Veselit, në lidhje me Komandant Drinin, ka reaguar deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj i ka thënë Veselit se për të SHIK-u ka kryer krime në Kosovë.

“Për mua SHIK-u ka kryer krime në Kosovë”, ka theksuar Molliqaj, raporton Gazeta Blic.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Veselit, i cili i tha Molliqajt që po të kishte shtet ligjor, atëherë ai do të shkonte në burg.

“Unë asnjëherë nuk e kam përmendur UDB-në, por e kam përmendur Serbinë”, ka thënë Veseli.

Pas këtij fjalimi, ka reaguar sërish Molliqaj.

“Z. Veseli në intervistën në Klan Kosova keni përmendur UDB-në. Dhe ju keni bashkëpunuar me njerëz të UDB-së, e nuk thash me Serbinë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Pas kësaj deklarate, Veseli ka reaguar duke thënë se të gjitha këto çështje do të zbardhen dhe se sipas tij, shumë njerëz e kanë mizën ‘nën kapuç’.

12/07/2017 16:42

Molliqaj edhe në Facebook i ka dy fjalë për Kadri Veselin!