BLIC.TV

Dardan Molliqaj e akuzoi se ishte në SHIK, Glauk Konjufca flet ekskluzivisht në ‘BlicInterview’

02/06/2019 21:08
nga:FL.B

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca ka hedhur poshtë akuzat që ia ka bërë deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, kinse ai ka qenë pjesë e SHIK-ut për një vit.

Ai ekskluzivisht për “BlicInterview me Astrit Gashin” ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut dhe ka hedhur poshtë çdo mundësi të ketë pasur lidhje me këtë shërbim.

Sipas Konjufcës, Molliqaj këto akuza i ka bërë, për siç thotë, që të shkaktojë efekte mediatike dhe llogaritë në një gazetari të klikimeve, derisa e ka quajtur mashtrues ordiner.

Unë mendoj që Dardani e ka hup rrugën në oborr, sepse prej një djali i cili në Vetëvendosje ishte edhe njëfarë lloj shprese, kishte krijuar njëfarë lloj imazhi të shpresës për rininë e cila mund të kyçej në Vetëvendosje dhe dalëngadalë të ngritej brenda Vetëvendosjes, ta krijonte një figurë të një djali i cili ngritët politikisht dhe është i aftë edhe të debatojë edhe ta konsolidojë figurën e një politikani të ardhshëm.

Dhe mund të them që pas kësaj që bëri dhe pas mashtrimeve që bëri në Vetëvendosje, mund të them se i ka rënë ylli prej ballit, tek gishtat e këmbëve.

Meqë përmes shpifjeve dhe insinuatave të tilla si kjo që po e citoni ju, mundohet që të shkaktojë efekte mediatike dhe llogaritë në një gazetari të klikimeve. Unë e quaj këtë gazetari e klikimeve, kur njeriu përmes shpifjeve pompoze mendon që bëhet pjesë e kryetitujve të mediave.” – ka thënë Konjufca.

/ © GazetaBlic /

08/24/2019 13:13

Sekretarja e AAK-së: Kamarieri i Sheshelit po e sulmon Haradinajn sepse ishte mur mbrojtës kundër ndarjes