BLIC.TV

Dardan Molliqaj akuzon rëndë Presidentin Thaçi: Shkëmbimi i territoreve, temë e shpikur nga njeriu më i papërgjegjshëm!

08/03/2018 15:07
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj konsideron se çështja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë, është një temë e shpikur nga presidenti i shtetit Hashim Thaçi, të cilin ai e quan të papërgjegjshëm.

Molliqaj, në një intervistë për “Gazeta Blic” thekson se Presidenti Thaçi me sukses e ka larguar vëmendjen nga dëmi që i kanoset vendit nga ai si kryenegociator në fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, duke qenë temë diskutimi ideja e shkëmbimit dhe ndarja e Kosovës.

“Besoj fuqishëm që kjo është krejt një temë e shpikur nga një person i papërgjegjshëm, i cili fakteqësisht ushtron një pozicion shtetëror të rëndësishëm, siç është pozita e presidentit të shtetit. Ai po do me ngrit një shqetësim të qytetarët e Kosovës, që do të ketë ndarje dramatike ashtu siç po e quajnë që në fund kur përfundon dialogu me autonomi për serbët e Kosovës, në Republikën e Kosovës ku do të kemi ndryshime kushtetuese me akomodu marrëveshjen e re, ai me dal me thanë që ka pasur plane për të ndarë Kosovën dhe unë si shpëtimta, që sipas tij e ka shpëtu Kosovën, e shpetoj edhe kësaj here. Kurse plani i dytë është po ashtu mjaft i efektshëm, ndonëse ma lokal për të shmangur vëmendjen që ai është duke e drejtuar dialogun pa mandate, dhe ja kadalur siç po shiheni, sepse më shumë është pjesë e diskutimit në shoqëri se a do të ketë ndarje apo shkëmbime, se sa Kosova po shkon në dialog pa pasur konsesus dhe pa pasur platformë të shtetit të Kosovës, kështu që unë mendoj që ka qenë i suksesshëm për interesat e tij personale, por jashtëzakonisht i dëmshem për interesat e Kosovës”, ka thënë Molliqaj.

Tutje, ai akuzoi presidentin se jo në mënyrë të rastësishme po krijon opinone të tilla, siç është tema e shkëmbimit dhe ndarjes së Kosovës.

“Mos harroni po të kishte plan serioz për shkëmbim territorësh dhe ndarje te Republikës, këto gjera presidenti Thaçi nuk do ti shkruante në Facebook”, tha ai.


Intervista e plotë do të publikohet sonte në mbrëmje

10/20/2018 20:55

Flasin nga BE, ja kur pritet të ndodhë takimi i radhës Thaçi- Vuçiq