• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dardan Gashi tregon se nga kush menaxhohet Teuta Rugova, ka një porosi edhe për Avdullah Hotin!

09/06/2018 19:44
nga:Gazeta Blic

Zëvendëskryeministri i Kosovës Dardan Gashi, i ka dalë në krah deputetës nga radhët e LDK-së Teuta Rugova, duke konsideruar të drejt pjesëmarrjen e saj në seancën e thirrur nga Kryeministri Ramush Haradinaj, për votimin propozim-vendimit për Grupin Negociator, seancë të cilën e kishte bojkotuar partia e saj.

Sipas Gashit, ajo nuk mund të menaxhohet nga askush dhe se nuk do të kishte vepruar gabimisht në rast se do të kishte votuar “pro” Ekipit të Unitetit në seancën e 4 shtatorit, e cila nuk arriti të nis punimet shkaku i mungesës së korumit.

“Ajo tuk i ka bërë vjet për tu bërë deputete, nuk menaxhohet nga askush por LDK-ja duhet të ketë parasysh që nuk mund të jetë peng e Avdullah Hotit dhe e synimeve të tij. Teuta Rugova e ka mbështet një opsion i cili e përfaqëson Qeverinë e Kosovës në Bruksel dhe Parlamentin e Kosovës dhe ajo nuk ka bërë aszgjë të keqe”, tha Gashi gjatë një interviste për “Gazeta Blic”

Ai ka komentuar edhe deklaratat e anëtarëve të LDK-së për përjashtimin e deputetës Rugova, nga partia pas këtij veprimi, duke i quajtur si absurde.

“Për largimin e saj nga LDK-ja, ai që do të bëjë atë vepër le ta bëjë, por është një absurd i skajshëm”, u shpreh ai.

https://www.youtube.com/watch?v=4RbqF_Wor_M&feature=youtu.be /Gazeta Blic/

11/20/2018 15:29

LDK përsërit kërkesën për zgjedhje të parakohshme