Euro2024

Dani Olmo: “Jemi një hap larg lavdisë”

07/09/2024 23:39
nga:Mergim Rreci

Spanja është në finalen e Euro 2024 pasi eliminoi Francën dhe një nga fytyrat e kombëtares spanjolle ishte Dani Olmo.

“Ne e meritojmë të jemi në këtë finale dhe jemi një hap larg lavdisë”, ka rrëfyer mesfushori 26-vjeçar në zonën e intervistës së shpejtë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Për mua është e njëjta gjë nëse goli është i Koundé apo i imi. E bëmë lojën të lehtë. Pastaj kemi një gol spektakolar nga Yamine, ai bëri një lojë të shkëlqyer. Në pjesën e dytë e kontrolluam lojën”, ka analizuar më tej ai.

Për finalen e së dielës së ardhshme, mes Anglisë dhe Holandës , Olmo nuk ka asnjë preferencë: “kushdo që të vijë!”

Gjysmëfinalja e dytë zhvillohet këtë të mërkurë në orën 20:00, por La Roja tashmë ka siguruar një vend në Berlin.

/GazetaBlic Sport/