Real Madridi është duke llogaritur në Dani Ceballos për t’u rikthyer në gjendje fizike për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, sipas Relevo.
Carlo Ancelotti dhe stafi i tij në Real Madrid besojnë se periudha më e keqe e sezonit të tyre midis fundit të shkurtit dhe fillimit të prillit përkoi me kohën kur Ceballos ishte i dëmtuar.
Kështu, ka kërkesa për të rikthyer Ceballos në fushë sa më shpejt të jetë e mundur. Real Madrid mund ta kishte përfshirë atë në skuadrën e tyre ndaj Arsenalit, por nga frika e një rikthimi, Ceballos do të mbahet jashtë deri në ndeshjen e dytë.
Ndërkohë, lëndimi muskulor i Ferland Mendy vazhdon të jetë shqetësues për mjekët e Real Madridit.
Sipas Marca, Mendy nuk pritet të jetë mirë në kohë për ndeshjen e dytë kundër Arsenalit brenda dy javësh.
/GazetaBlic Sport