Sporti

Dani Alves në Inter?

06/24/2019 22:35
nga:A. R.

Interi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me ish mbrojtësin e djathtë të Juventusit, Dani Alves i cili do të jetë lojtar i lirë pas qershor

Sipas France Football, trajneri i ri i Interit, Antonio Conte e ka kërkuar Alvesin pasi që ai mund ti përshtatet formacionit të tij ideal 3-5-2.

36 vjeçari do të largohet nga Paris Saint-Germain pasi që kontrata e tij të skadon në fund të muajit pas dy sezoneve në kryeqytetin francez, transmeton GazetaExpress.

Lajmi thotë se Seria A “është atraktive në këtë rast”, edhe pse ai ishte në Juve gjatë sezonit 2016-17, ku fitoi Skudeton dhe arriti në finale të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Nerazzurri do të përballet me garë për shërbimet e tij pasi që atë po e kërkojnë edhe Borussia Dortmund, Manchester City dhe disa klube kineze, madje edhe Barcelona dëshiron që ta rikthen në skuadër ish mbrojtësin e vet.