Sporti

Dani Alves lojtar i lirë, shkëputë kontratën me Sao Paulon

09/17/2021 13:11
nga:E K

Mbrojtësi Dani Alves nuk është më pjesë e Sao Paulo.

Klubi brazilian ka bërë të ditur se me marrëveshje të dy anshme, kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën me Dani Alves.

Ish-ylli i Barcelonës kishte kontratë deri në dhjetor të 2022, por për arsye ende të pazbuluara, ai tashmë është futbollist i lirë.

38-vjeçari momentalisht është futbollisti më i trofeshëm në histori të futbollit.