Sporti

Dallku: Jam i kënaqur me angazhimin e skuadrës

06/29/2020 21:17
nga:Lorik J

Prishtina ka fituar derbin ndaj Feronikelit me rezultatin e pastër 3-1.

Skuadra e Prishtinës ka fituar pas golave të Otto John, Mankendas dhe Januzit, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Dabiqaj, raporton GazetaBlic Sport.

Armend Dallku, trajneri i Prishtinës u shpreh i lumtur me reagimin e skuadrës pas barazimit ndaj Feronikelit.”

“Alternativa ka qenë vetëm fitorja, jam i kënaqur me reagimin e skuadrës kur rezultati ishte 1-1. Më pëlqeu ky reagim, sepse me Llapin ishim pak nervoz, por sot e menaxhuam shumë mirë”, tha Dallku për SuperSport Kosova.

“Të gjitha skuadrat e kreut do të ndeshemi mes veti dhe kjo është mirë, por ne do të mendojmë vetëm për vete dhe do të japim maksimumin. Më vështirë është të jesh trajner, pasi në fuishë mendon vetëm për vete apo edhe një bashkëlojtar – këtu duhet të mendosh për të gjithë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/