Sporti

Dallku i gëzohet fitores ndaj Llapit, kjo është deklarata e tij pas ndeshjes!

11/09/2019 15:15
nga:L I

Prishtina është rikthyer te fitoret në momentin më të mirë për të mbetur në garë për titullin kampion. Kryeqytetasit kanë triumfuar në derbin e javës ndaj Llapit në udhëtim me rezultat bindës 4-1, raporton Gazetasheshi.com.

Kryetrajneri i kësaj skuadre Armend Dallku u shpreh i lumtur me fitoren e realizuar, teksa theksoi pas ndeshjes se komunikimi i lojtarëve ishte ajo që e gëzoi më së shumti nga kjo përballje.

“Më gëzon fakti që kemi konkretizuar shumë raste, megjithëse kishim mundësi të realizonim edhe shumë më tepër. E dominuam totalisht ndeshjen, ishim shumë më të mirë se kundërshtari. Një fitore e merituar dhe vjen në momentin e duhur. Tani shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm edhe për ndeshjet e mbetura”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”.

Më pas tekniku i Prishtinës foli edhe për mungesat me të cilat po përballet skuadra e tij.

“Pavarësisht disa mungesave ishim të detyruar të improvizojmë dhe ti zëvendësojmë disa lojtarë. Më gëzon fakti se lojtarët sot patën një komunikim brenda fushës dhe me meritë në fund e fituam ndeshjen”, përfundoi 36 vjeçari.

Tani Prishtina është ngritur në kuotën e 27 pikëve, tre më pak se liderët Gjilani dhe Ballkani që të dielen e zhvillojnë ndeshjen e xhiros.

Batatina nervozohet pas humbjes: Këta janë dy lojtarët që ai fajëson