Sporti

Dallku flet pasi u përfshi në formacionin më të mirë të vitit

01/13/2018 13:53
nga:Y.K

Mbrojtësi i klubit futbollistik, Prishtina, Armend Dallku, është zgjedhur në formacionin më të mirë të vitit 2017 nga FFK.

12 trajnerët e skuadrave të Superligës në futboll, me votat e tyre kanë zgjedhur formacionin ideal të Superligës për vitin 2017.

Pasi u përfshi në formacionin më të mirë të vitit, Dallku, ka folur për “GazetaBlic”, ku u shpreh mjaft i lumtur.

“Mendoj që me meritë jam aty, pasi siç e dini kampionatin e kaluar ishim mbrojtja më e mirë në kampionat dhe këtë vit jemi ndër tre ekipet që kemi pranuar më së paku gola, mirëpo unë kam qenë edhe në disa ndeshje ai qe i kam dhuruar ekipit tim nga 3 pikë qe kanë ardhur nga gola e mi vendimtar. Tashmë mua më mbetet të punoj në të njetin ritëm dhe ta bëjë punën për çka edhe jam i ftuar ne klubin futbollist ik, Prishtina”.

Formacioni më i mirë i vitit është ky:

Faton Maloku, Armend Thaçi, Armend Dallku, Ardian Limani, Rron Broja, Hamdi Namani, Mentor Zhdrella, Xhevdet Shabani, Florent Hasani, Mirlind Daku dhe Genc Hamiti

07/12/2018 12:04

Mediat serbe ‘kapen’ me rusët për kryetarin e FFK-së!