Opinion

Dallimi mes PSD-së e AKR-së

12/20/2018 20:25
nga:Haxhi Avdyli

Shkruan: Haxhi Avdyli

Dallimi mes AKR-së dhe PSD-së. Derisa AKR hyri në koalicion parazgjedhor me LDK-në, morri vota edhe nga elektorati i LDK-së, ajo doli nga koalicioni , e u fut në Qeveri me pazar të madh duke marrë më shumë ministri se deputetë.

Deputetët e PSD u futën në zgjedhje si kandidatë të VV-së, morrën vota në emër të një kauze tjetër e u bënë pjesë e Ekipit të Thaqit, edhe pa marrë asnjë post egzekutiv.

Ata po shtiren kinse po udhëheqin me dialogun,duke u bërë pjesë e një trupe këshilldhënese e Thaqit , e tërë kjo vetëm përgaditje të terrenit për marreveshjen e thaqi Vuqiq për korrigjim të territorit. Në çdo shtet , dialogun e udhëheq Qeveria, dhe askush sot spo e bart dertin që Jeremiqi apo Shesheli sështë në dialog me Kosovën por vetem Vuqiq e Daqiq, kurse këtu pse u dashka që liderët opozitarë të bartin çantat e Thaqit në Bruksel .

Ky insistim për të marrë PSD- në në dialog nuk është pse iu duhen për dialog por iu duhen mandadet e tyre të kontrabanduar në Kuvend për të vazhduar agoninë e Qeverisjes së pakicës . Frika e PSD-së për mosshkuarje në zgjedhje , po i shtynë për të bërë akrobacione politike, për të qenë edhe pjesë e ekipit të Thaqit , edhe pa poste qeveritare , ku kryetari i tyre e ka lënë Prishtinën në terr e duke shëndrruar në Kandahar vetëm për ti ruajtuar postet e tyre të pamerituara, e duke u shtirë si opozitë , e duke qëndruar më besnik e gatitu se vetë deputetë e pozitës .

Shumë më burrëri po duken veprimet e AKR-së se shtirja e PSD- së sepse ata as skanë mandat as nuk përfaqësojnë opozitën në asnjë trup, por munden të behen pjesë këshilltarëve të Thaqit në emer personal.

E dialogun e bënë Qeveria legjitime me mbi 51% të votave , e opozita e mirëfilltë e korigjon dhe sipas interesit të vendit ia jep përkrahjen apo refuzon rezultatin e këtij dialogu.