Sporti

Dallimi i madh në mes të Neymar dhe Coutinho, dy video ku tregojnë se cili kishte më shumë shikues në prezantim

01/08/2018 14:12
nga:Y.K

Phlippe Coutinho edhe zyrtarisht është transferuar tek gjiganti spanjolle Barcelona, shkruan Gazeta Blic

Lojtari i cili i kushtoi klubit spanjoll 160 milionë euro tha që e kishte ëndërr të luajë për klubin nga Spanja, madje ai hoqi dorë edhe nga Liga e Kampionëve vetëm për të bërë pjesë e klubit lider në La Liga.

Por edhe pse Coutinho tregoi një dashuri të madhe për pesë herë fituesit e Ligës së Kampionëve tifozët e këtij klubi sot sikur e kanë dëshpëruar, në videot e publikuara në YouTube shihen jo më shumë se sa 15 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin “Camp Nou” atu ku u prezantua braziliani “Magjik”.

Për dallim nga Coutinho patrioti i tij braziliani tjetër Neymar kur ishte prezantuar në vitin 2013, tek Barcelona e kishte mbushur pothuajse gjithë stadiumin “Camp Nou” shkruan Gazeta Blic

Kujtojmë që Neymar më nuk është pjesë e klubit të Barcelonës, pasi që në merkaton e verës kaloi tek skuadra franceze PSG, për 222 milionë euro.

Sa për koincidencë Coutinho pas Neymar është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori të futbollit./Gazeta Blic

06/20/2018 17:56

Zyrtare: Ja kur do të rikthehet Neymar