Sporti

Dallasi fiton derbin e Texasit, Luka Doncic shkëlqen me triple-double

02/27/2020 10:57
nga:M K

Dallas Mavericks ka triumfuar ndaj San Antonio Spurs, me rezultat 109-103.

Ishte kjo fitorja e 36’të krahas 23 humbjeve në konferencën perëndimore, shkruan GazetaBlic.

Më i dalluari ishte padyshim ylli slloven, Luka Doncic, që regjistroi triple-double prej 26 pikëve, 10 kërcimeve e 14 asistimeve.

Te Spurs’at ndërkaq, u veçua DeMar DeRozan, i cili për pak nuk arriti të regjistronte double-double, pasi realizoi, 27 pikë, 8 kërcime e 9 asistime.

Në anën tjetër, Cleveland fituan ndaj Philadelphia 76’ers, me diferencë prej 14 pikësh e ku u dallua, Collin Sexton me 28 pikë, 1 kërcim e 2 asistime.

Më poshtë të gjitha rezultatet e mbrëmjes së kaluar, ose orëve të para të mëngjesit, sipas kohës tonë lokale.

/GazetaBlic/

03/26/2020 10:20

E dhimbshme, basketbollisti i NBA me lot në sy tregon se e ka nënën në koma nga koronavirusi