Lajme

Dalin rezultatet e vajzave të të infektuarës me koronavirus në Malishevë

03/15/2020 11:56
nga:Gazeta Blic

Komuna e Malishevës është e vendosur të karantinë pas zbulimit të një rast me koronavirus.

Bëhet fjalë për një grua nga fshati Bubavec i kësaj komune.

Sipas informacioneve ajo kishte ardhur në Kosovë nga Italia.

Të dyshuara se janë prekur me COVID-19 ishin edhe dy vajzat e saj.

Por kanë rezultuar negative pas testimeve të bëra.

Zyrtari për Informim në Komunën e Malishevës Artan Paçarizi, i tha Klan Kosovës se vajzat nuk janë të infektuara me koronavirus.

“Ato janë testuar. Sipas Institutit Rajonal të Shëndetësisë publike rezultatet kanë dalë negative. Së paku deri më tani rezultatet po tregojnë se nuk janë të infektuar. Familja është vetë-izolu. Nuk kanë simptoma të sëmundjes. Jemi në pritje. Nuk ka raste të reja”- tha Paçarizi.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pesë raste me koronavirus.

Tre persona vijnë nga qyteti i Vitisë, një nga Malisheva dhe një nga Klina.

10/30/2020 23:16

Ndodh “çudia” te Parma, dy futbollistë të saj ri-infektohen me koronavirus