Lajme

Dalin pamjet- Policia jep detajet nga aksidenti në Rrugën e Kombit ku humbi jetën 13 vjeçarja

09/15/2019 12:05
nga:L H

Rreth orës 10:40, në autostradën Milot – Morinë, në vendin e quajtur “Fshati Gëziq”, shtetasi G.I., rreth 44 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë ka humbur jetën vajza e tij e mitur S.I. rreth 13-vjeçe, e cila ishte pasagjere në mjet, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.