Lajme

Dalin pamjet nga takimi Thaçi- Mustafa: Të buzëqeshur shihen ish- partnerët e dikurshëm

03/09/2020 11:15
nga:Gazeta Blic

Kanë dalë edhe pamjet e para nga takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, shkruan Gazeta Blic.

Dy ish- partnerët e dikurshëm, gjatë Qeverisë Mustafa (2014-02017) Hashim Thaçi e Isa Mustafa shihen të buzëqeshur gjatë këtij takimi.

Për më shumë Gazeta Blic ju sjell fotografinë e siguruar nga ky takim:

I pari i vendit për sot ka thirrur në takime të ndara liderët e të gjitha partive politike.

Ky është njoftimi i plotë për takimin:

Presidenti Thaçi nesër pret në takim liderët institutcional dhe politik

Njoftim për media:

Me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nesër (9 mars 2020) pret në takime:

Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Kryetar i LVV-së;

Ora e takimit: 13:00;
Z. Isa Mustafa, Ish-kryeministër dhe Kryetar i LDK-së;

Ora e takimit: 10:30;

Z. Kadri Veseli, Ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së;

Ora e takimit: 11:30;

Z. Ramush Haradinaj, Ish-kryeministër dhe Kryetar i AAK-së;

Ora e takimit: 12:30;

Z. Fatmir Limaj, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i NISMA-s;

Ora e takimit: 13:45;

Z. Behgjet Pacolli, Ish-zëvendëskryeministër dhe Kryetar i AKR-së;

Ora e takimit: 14:15;

Vendi i takimeve: Kabineti i Presidentit;

Mediat lejohet të marrin pamje në këto takime.Mirëpresim ekipet tuaja! 

Heshtet Vetëvendosje- Asnjë fjalë nëse Albin Kurti do t’i shkoj në takim presidentit

04/02/2020 14:01

​Thaçi flet për hapat që do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti