Showtime

Dalin pamje të reja nga filmi “2 gisht mjaltë”, nga Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi

03/14/2019 20:20
nga:L I

Po pritet me padurim nga publiku 28 marsi. Pikërisht në këtë datë do të dalë në kinema filmi që ka bërë bujë së fundmi, më i komentuari në media, rrjete sociale, në kafene, shtëpi, rrugë, kudo po flitet për “2 gisht mjaltë”.

“2 gisht mjaltë” vjen me protagonistë kryesorë aktorin, moderatorin dhe producentin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren shumë të dashur nga publiku, Elvana Gjata të cilën për herë të parë do e shohim si aktore.

Pak ditë para publikimit, kanë dalë pamje të reja nga komedia romantike ku në to shfaqen Ermali dhe Elvana ditën e dasmës e muajin e mjaltit dhe disa pjesë nga momentet që do të na bëjnë të qeshim me lot.

Nga 28 marsi “2 gisht mjaltë” do të jetë në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Kujtojmë që skenari i “2 gisht mjaltë” është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.

05/27/2019 11:17

Kompletohen kundërshtarët e Feronikelit në Ligën e Kampionëve