Showtime

Dalin fotot intime të ish-burrit të Adriana Matoshit me të dashurën

09/07/2019 08:43
nga:L I

Albert Sylejmani është aktor nga Gjilani, por jo edhe aq i angazhuar në profesion. Ai, më tepër merret me biznesin e kafiterive dhe diskotekave.

Sylejmani ishte për vite të tëra i martuar me aktoren Adriana Matoshi, me të cilen edhe ka tre fëmijë, shkruan “Kosovarja”.

Prej dy vitesh çifti janë ndarë dhe është aktorja ajo që e ka marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, me të cilët tani po jeton në Prishtinë, ku edhe e zhvillon aktivitetin profesional.

Ndërkohë, ish bashkëshorti i Adrianes, Alberti, tashmë ka hyrë në një lidhje të re dashurie që duket të jetë serioze.