Cool

Dalin fotot e para të iPhone XI

05/14/2019 15:57
nga:Natyra

iPhone XI do të ketë një kamerë të trefishtë Kompania “Apple” pritet që në shtator të këtij viti të prezantojë iPhone XI dhe iPhone XI Max.

Sipas informacioneve të deritanishme, pritet që telefonat e rinj të mençur të jenë pothuajse identik me ata aktualë të iPhone XS, në pjesën e përparme. Duket se risia që “Apple” sjell kësaj here me iPhone ndodhet në pjesën e prapme të telefonit, e cila është e përbërë me një kamerë të trefishtë.

Ndërsa, sa i përket anës funksionale kompania ka punuar për të pasur më shumë shpejtësi, energji si dhe cilësi shumë më të mirë të kamerës.

Reporteti i Bloomberg, Mark Gurman, publikoi një fotografi të “mbrojtëseve të ardhshme të iPhone” në rrjetin social, Twitter këtë të hënë.

https://twitter.com/markgurman/status/1127798143347675136/photo/1

 

07/16/2019 10:06

Interi ka një plan B’ për Lukaku-n, ja detajet