Lajme

Dalin fotot e kamionit të përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” sot gjatë pasdites

07/13/2022 21:23
nga:Genita C

Një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën “Arbën Xhaferi” sot gjatë pasdites, raporton GazetaBlic.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se deri tani nuk është raportuar për asnjë person të lënduar.

“Me 13.07.2022, rreth orës 17:00 në autostradën Prishtinë-Lipjan, në kilometrin e dytë, është raportuar se një kamion transportues është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, përderisa deri në këtë fazë nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”, njofton Policia.