Uncategorized

Dalin fituesit e garës në fizikë, nxënësit e shkollës Mehmet Akif ndër më të mirët (Foto lajm)

03/13/2019 15:46
nga:Gazeta Blic

Nxënësit e shkollës Mehmet Akif-Lipjan kanë shkëlqyer në garat e 20-ta për lëndën e fizikës të organizuar nga Shoqata Kosovare e Fizikës. Edhe këtë vit shumë çmime të para i fituan nga kjo shkollë e cila tashmë njihet për suksesin e nxënsëve në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.

Shoqata Kosovare e Fizikës ka mbajtur më 9 mars garën e 20-të të fizikantëve të rinj të Kosovës. Në këtë garë kanë marrë pjesë shumë nxënës nga shkollat e mesme të Kosovës. Sipas rezultateve të Shoqatës së Fizikantëve të Kosovës, tre vendet e para të klasave të 10-ta i fituan nga nxënvsit e Mehmet Akif 1. Blendi Melenica 2. Uran Daku 3. Blert Shabani, kurse për klasat e 11-ta vendi i parë u fitua nga nxënësi Jon Syla dhe i treti nga Arlind Shefkiu. Për klasat e 12-ta vendet e treta u fituan nga Aurora Saraci dhe Urim Shaqiri.
Mësuesi i lëndës së fizikës në Mehmet Akif, Ibrahim Sevimli tha se ndihet krenar ku sheh që nxënvsit e tij fitojnë në garat kombëtare.

“ Tashmë është traditë që nxënësit e kolegjit Mehmet Akif të marrin pjesë në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Nxënvsit tanë kanë marrë pjesë që në edicionin e pare të garës së fizikës. Edhe këtë radhë punuam shumë me nxënësit duke u dhënë mësime shtesë dhe i përqëndruam të zgjidhnin shumë ushtrime. Tani shkolla jonë lëndët shkencore i jep në gjuhën angleze, prandaj na mori kohë edhe përvetësimi i termave anglisht me gjuhën shqipe. E megjithatë i gjithë ky mund ta rezultate të mira pasi nxënësit tanë dolën me sukses. Nëse ka një sukses, kjo vjen nga puna e palodhshme në grup. I falenderoj të gjithë nxënvsit dhe familjet që janë përpjekur për të arritur fitore.”

Edhe Drejtori i Mehmet Akif-Lipjan, Ender Tergip ka falenderuar të gjithë nxënësit me emër dhe mbiemër për suksesin e arritur.

“Fizikantët e Rinjë Edhe këtë vit puna e palodhshme e mësimdhënësëve tanë u shpërblye në garat e XX-ta Republikane të Fizikantëve të Rinjë të Kosovës, të mbajtura më 09 Mars 2019. Nga klasat e X-ta vendi i parë i takoi Blendi Melenicës, vendi i dytë Uran Dakut ndërsa vendi i tretë Blert Shabanit. Nga klasët e XI-ta i takoi Jon Sylës dhe vendi i tretë Arlind Shefikut. Nga klasët e XII-ta vendi i tretë i takoi Aurora Saraçit dhe Urim Shaqirit. Të gjithë këta nxënës të shkollës tonë të cilët edhe njëherë e dëshmuan se me punë dhe përkushtim arrihen suksese të mëdha.” tha ai.

Shkollat Mehmet Akif njihen në Kosovë për suksesin në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Nxënësit e kësaj shkolle e kanë nderuar Kosovën në SHBA, BE apo Hong Kong.