Euro2024

Dalic: Ndeshja ndaj Italisë është gjithçka për ne

06/22/2024 08:03
nga:E K

Kroacia dhe Zlatko Dalic po përgatisin ndeshjen e fundit të Grupit B ndaj Italisë, aty ku ballkanasve për të kaluar më tej iu duhet vetëm tre pikëshi. Në konferencë për shtyp, tekniku i kroatëve theksoi se ndaj axurrëve do të futen në fushë me idenë për të luftuar dhe për të dhënë gjithçka ndërsa ndër të tjera shtoi se problem i skuadrës së tij këtë Europian, është se çdo top i kundërshtarëve përfundon në rrjetë.

“Kemi mësuar të pranojmë edhe kritikat, ashtu si elozhet, pavarësisht se në shtatë vitet e mia si trajner ka pasur shumë suksese. Megjithatë, për mua nuk ka probleme, unë marrë përgjegjësitë e mia dhe vazhdoj përpara.

Jam i ndërgjegjshëm se kur marrim medalje, unë nuk kam rëndësi dhe e di se kur ndodh e kundërta vendosëm në shënjestër. Ndeshja ndaj Italisë për ne është gjithçka, fitorja na mban në kompeticion ndërsa humbja na nxjerr jashtë historisë. Problemi është se tashmë çdo goditje e kundërshtarit po përfundon në rrjetë”, u shpreh Dalic.