Zlatko Dalic po përgatit ndryshime në kombëtaren kroate për ndeshjen kundër Shqipërisë në Kampionatin Evropian të Gjermanisë.
Pas disfatës bindëse ndaj Spanjës (0:3) ishte e qartë se disa gjëra duheshin ndryshuar, dhe nga kampi i Vatrenit ka konfirmimin se një zëvendësim në ekipin e parë sigurisht që do të ndodhë dhe atë në krye të sulmit.
Sipas informacioneve që disponon mediumi Sportske novosti, Bruno Petkovic do të startojë nga minuta e parë ndaj Shqipërisë.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Kroacisë luhet nesër nga ora 15:00.
Si Kroacia, ashtu edhe Shqipëria kanë humbur ndeshjet e para në Gjermani.
/GazetaBlic Sport