Lajme

Dakaj: Rritja e buxhetit nuk është ndonjë e arritur e madhe e Qeverisë Kurti – Kjo vjen për shkak të rritjes së inflacionit

12/21/2024 22:15
nga:Sh R

Buxheti në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh u votua nga 61 deputetë të mazhorancës në Kuvendin e Kosovës, në fund të muajit nëntor.

Gazetari i ekonomisë, Shkëlzen Dakaj, për Expose, thotë se rritja e buxhetit nuk është ndonjë e arritur e madhe e Qeverisë Kurti, pasi vlerëson se kjo vjen për shkak të rritjes së inflacionit.

“E vetmja lëvdatë e kësaj qeverie pe shohim që është rritja e buxhetit, mirëpo para se me fol në detaje se si është rrit ku buxhet është mirë me theksu që rritja buxhetore nuk është ndonjë e arritur e madhe e kësaj qeverie për shkak se nuk kemi pa që ka pas ndonjë ndryshim ose ndonjë reformë fiskale ose ndonjë investim të madh, është rritë natyrshëm e mbi të gjitha është për shkak të inflacionit, që ka qenë rreth 22% që ka ndodh prej vitit 2021-2022-2023, dhe tash në vitin 2024 kur ka ra inflacioni ende e kemi një rritje prej 4%, d.m.th është rritja e buxhetit të shtetit nuk është bë për shkak të një reforme të madhe fiskale as për shkak të numrit të madh të bizneseve të jashtme që ka ardhur ose i kemi pas rritje të madhe është rritje e konsumit, konsumi me një rritje më të lartë të çmimit ka ndikuar që ky buxhet të shkojë në 3.6 miliardë euro. Kjo është ajo që duhet me thënë jashtë këtyre propagandave qeveritare ose asaj që kanë dëshirë me u mburrë edhe ministri i financave dhe kryeministri Kurti, rritja e buxhetit të shtetit është për shkak të inflacionit dhe për shkak të rritjes së konsumit të faktorëve tjerë, por nuk kemi një rritje e cila kish me qenë vlerësim i kësaj qeverie që ka ndryshuar disa reforma fiskale ose ka rrit ekonominë e shtetit, kjo është ajo që mund të thuhet për këtë rritjen e buxhetit. Është mirë që është rritë buxheti, rritja e buxhetit është një tregues që ekonomia po zhvillohet po qarkullon”, u shpreh ai.

Dakaj, derisa flet për investimet kapitale, potencon se Qeveria është vonuar jashtëzakonisht shumë.

“930 milionë euro është ndarja buxhetore në segmentin e investimeve kapitale, kjo mund të thuhet në një buxhet prej 3.6 miliardë euro, ka qenë edhe imponim për shkak se ne për 4 vite radhazi nuk ka ndërmarrë masa në sektorët ku është dashtë me ndërhy shteti e që janë skemat sociale, pagat e sektorit publik dhe disa kategori tjera. Duke parë shkallën e lartë të inflacionit kjo qeveri është vonuar jashtëzakonisht shumë. Nuk ka mundur të bëjë një ndarje buxhetore ndryshe. Edhe pse investimet kapitale në një shtet i cili pretendon me pas zhvillim ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale, investimet kapitale janë tregues i asaj që ti ki me korrë rezultate në vitet e ardhshme. 930 milionë euro janë të mjaftueshme nëse këto destinohen ose janë investime në projekte që kishin me gjeneruar zhvillim ekonomik, vende të punës dhe që do të ndihmonin ekonominë e vendit”, tha Dakaj.

Tutje ai ka bërë dhe një krahasim të investime kapitale ndër vite, që nga viti 2015, derisa thotë se Qeveria Kurti s’ka pasur njerëz të duhur për t’i realizuar projektet.

“Bazuar në atë që është realizim i investimeve kapitale në tri vitet e fundit atëherë nuk mundem me prit shumë që pushteti edhe pse ndanë buxhetin dhe mund të jetë me shifra të larta që do të realizohet gjatë një viti ose edhe gjatë mandatit. Një krahasim të thjeshtë me marrë vetëm te investimet kapitale, nëse e shohim realizimin e viteve kapitale po e marrim prej 2015, aty janë realizu vetëm 457 milionë euro kanë qenë të ndara për investime kapitale 89% e tyre janë realizu gjatë një viti, e kemi 2016 kanë qenë 463.3 milionë të ndara për investime kapitale 64% janë realizu deri në fund të vitit, 2017 e kemi pas me trendin më të ulët, kanë qenë 725.7 milionë të ndara janë realizu vetëm 44%, 2018 694.4 milionë euro kanë qenë të ndara për investime kapitale janë realizu 52%, 2019 – 788.8 milionë euro e janë realizu 40%, 2020 është realizmi i buxhetit është pandemia dhe ndoshta nuk mund të kritikohet qeveria 671.9 milionë euro janë realizu 37%, 2021 626.1 milionë euro janë kanë të ndara janë realizu 42%, 2022 viti që është dashtë me pa performancën më të mirë të pushtetit kanë qenë të ndara 226.1 milionë euro në investime kapitale realizmi i tyre ka qe vetëm 27%, 2023 820 milionë euro kanë qenë të ndara janë realizu 39% dhe e kemi vitin 2024 me gjithë këto kritika që janë bërë me vite ndaj qeverisë Kurti që nuk po arrin ti realizoj projektet e mëdha kanë qenë të ndara 859.2 milionë euro janë realizu vetëm 45% e tyre, jo medoemos ndarjet e buxhetit të investimet kapitale realizohen po aq sa janë të ndarë. Këtu kjo qeveri ka pas problemin më të madhin për shkak se nuk ka pas njerëz nuk ka pas kuadro që të realizohen këto projekte”, përfundoi Dakaj për Expose.