• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dakaj: Qeveria Kurti buxhetin e ka orientuar drejt skemave sociale

11/19/2023 21:56
nga:Gazeta Blic

Për gazetarin shumë vjeçar të ekonomisë, Shkelzen Dakaj, Qeveria Kurti buxhetin e ka orientuar drejt skemave sociale, duke mos sjell zhvillim ekonomi, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, temat politike, sikurse Asocicacioni e dialogu, e kanë lënë fatkeqësisht në hije ekonominë dhe temat për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies sociale.

E kemi thënë shpesh, e tashmë kjo kritikë u bë e njohur tek të gjithë njerëzit e fushës së ekonomisë, që shpenzimi i buxhetit në këto dy vite qeverisje nuk ka sjellur zhvillim ekonomik. Dmth e kemi parë prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit, më shumë ka qenë i orientuar ka pjesa e skemave sociale, ka qenë politikisht buxhet i ndarë sesa që e ka pasur një qëllim për të pasur një zhvillim ekonomik”, thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Dështimet në dy vitet radhazi te pjesa e investimeve kapitale, sipas tij, kanë qenë një pasojë e madhe për ekonominë e që me gjasë shton ai, veçse kemi hyrë në fazën ku ekonomia e vendit është duke i parë pasojat e saj.

“Kjo në çdo qeveri në botë, edhe atu ku ka zhvillim shumë të madh ekonomik, quhet dështim, dhe lenë pasoja në zhvillim ekonomik”.

“Kjo ka qenë kritika më e madhe që i është dhënë këtij pushteti. Por ndoshta shumicën e kohës më shumë kanë dominuar në skemën mediale ose në këto debatet publike, temat politike dhe veriu. Duket që edhe kryeministri Kurti, pavarësisht atyre premtimeve ose fushatat dhe pikën e fortë që e ka pasur, që ka qenë rritja e zhvillimit ekonomik, rritja e mirëqenies sociale të njerëzve, por e që nuk është realizuar”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.